Kreu i KMSH e priftërinjtë katolikë në tavolinë me Veliajn, “u indinjuan” për martesën e lezbikeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2024, 20:51

Gjatë këtyre ditëve, lajmi më i bujshëm dhe i 'servirur' me kujdes nga Erion Veliaj, ka qenë martesa e dy vajzave homoseksuale në tarracën e Bashkisë Tiranë.

Për të zhvendosur vëmendjen nga protestat, vjedhjet, skandalet, korrupsioni dhe lidhja me krimin e pushtetit qendor dhe vendor, Veliaj dha 'bekimin' për kryerjen e kësaj ceremonie martesore, edhe pse kundër çdo ligji që parashikon Kushtetua e Shqipërisë, me synimin e një shfaqeve simbolike në një vend tradicional si Shqipëria.

Dy vajzat e veshura me fustane nusërie morën bekimin e pastorit gay Andy Fitchet, i cili erdhi nga Anglia posaçërisht për këtë ceremoni, e para e këtij lloji në vendin tonë.

Por kjo ceremoni dhe zgjedhja e këtij 'prfti' ka ngjallur shumë reagime dhe e para që doli zyrtarisht me një deklaratë ishte Kisha Katolike e Shqipërisë. Me anë të zëdhënësit Dom Mark Pashkja, kisha sqaroi të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

Gjithashtu, Kisha tha se lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Menjëherë pas Kishës, edhe Komuniteti Mysliman 'u zgjua nga gjumi' dhe doli me një reagim zyrtar për këtë martesë duke i bërë thirrje bashkisë së Tiranës që “të jetë më e kujdesshme ndaj ngjarjeve të tilla”.

"Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshëm për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare. Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë. Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Por reagimet e këtyre dy institucioneve të besimeve fetare në vend duket se bien ndesh me aktivitetin e përditshëm në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, por edhe qeverinë.

Muaji i Ramazanit, Veliaj shtron iftar për besimtarët: Të punojmë çdo ditë për bashkimin - Shqiptarja.com

Rastet kur këto institucione janë vendosur në shërbim të propagandës së Erion Veliajt dhe Ramës janë të shpeshta. Këtu mund të përmendim lirisht Iftaret e Veliajt me kreun e KMSH Bujar Spahiun gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, apo edhe vaktet për shtresat në nevojë me priftërinjtë e Kishës Katolike pasi para se të konsumohen vaktet, nuk mungojnë fjalimet propagandistike duke e zbehur plotësisht qëllimin që duhet të kenë organizime të tilla.

Ndërkohë që një abuzim i Veliajt me Kishën Katolike është edhe një rast në muajin shkurt, ku ai u shfaq në ambientet e Katedrales e “Shën Palit” në Tiranë për të mbajtur një fjalim propagandistik. Me një mospërfillje totale ndaj altarit apo edhe vendit të shenjtë të besimtarëve katolikë, Veliaj mbajti një fjalim politik e propagandistik duke iu dhënë mend pjesëmarrësve në meshë se çfarë është modestia dhe puna shpirtërore me popullin. Ky veprim irritoi pa masë besimtarët katolikë të cilët nuk arritën ta kuptonin se çfarë donte një politikan që gënjen e mashtron përditë qytetarët, duke mbajtur fjalim në Shtëpinë e Zotit.

Përveç këtyre rasteve, ka edhe shumë të tjera ku Kisha dhe Xhamia janë vendosur në dispozicion total të politikës duke lënë mënjanë qëllimin nga i cili udhëhiqen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit