50-vjeçarja në Lushnje godet me tullë bashkëshortin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 15:26

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Lushnje pasi ka dhunuar bashkëshortin e saj.

50-vjeçarja me iniciale Sh.S, banuese në fshatin Thanë po hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit