“Më bëni çfarë të doni, nuk tregoj asgjë”, gjyshi i 3-vjeçarit të zhdukur: Nusja na kërcënoi!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 15:59

Rexhep Gjuni është arrestuar pasi nuk pranon të tregojë ku ndodhet nipi i tij 3-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Bahrije Gjuni, që prej 5 ditësh rezultojnë të zhdukur.

Kur është marrë në pyetje, 60-vjeçari ka treguar vetëm shkakun pse e kanë ndërmarrë një akt të tillë. Ai ka deklaruar se nusja e tyre, Ile Gjuni i ka kërcënuar duke iu thënë se ata nuk do ta shihnin më nipin, pasi ajo të largohej jashtë shtetit.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim me nipin pasi do largoheshin së bashku me të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyre. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”.

Ai ka treguar se debatet e konfliktet me nusen kanë nisur që pas vdekjes së djalit të tij në një aksident rrugor një vit më parë. Sipas tij, nusja nuk i ka lejuar ta shohin nipin dhe madje u ka vendosur edhe kushte.

Për këto arsye dhe duke marrë parasysh çdo gjë, ai thotë se bashkë me gruan kanë vendosur të mos e kthejnë më nipin.

“Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijen si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marre e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdoj jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndaloj askush po nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit