Ky është administratori i “AlbKings”, publikonte foto/video intime të vajzave në Telegram

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 14:02

I riu që shihni në foto është Edin Nevzati, një prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’, që publikon në rrjetin social Telegram, foto/video intime e denigruese të vajzave e grave shqiptare.

Nevzati është arrestuar një ditë më parë nga policia në Prishtinë pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për mediat se përmes këtij grupi është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave/grave, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Vetë i arrestuari, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin "Freekiller" dyshohet se ka publikuar rreth 400 foto e video intime në grupin me mbi 100 mijë anëtarë.

Në seancën e sotme gjyqësore, ai ka tentuar t'iu fshihet kamerave duke u mbuluar me duart dhe xhupin që kishte veshur. Në fund të seancës, do të jetë gjykata e Prishtinës, ajo që do caktojë masën e sigurisë për administratorin e arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit