“Gjyshja të kthejë fëmijën menjëherë”, stërgjyshërit e 3-vjeçarit: Veprimi i papjekur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.04.2024, 14:47

Bahrije Gjuni është gjyshja e shpallur në kërkim pasi akuzohet për rrëmbimin e nipit 3-vjeçar.

57-vjeçarja me banim në Durrës ka marrë nipin dhe është larguar drejt Hasit ku jetojnë familjarët e saj, por prej 5 ditësh ajo dhe nipi nuk gjenden askund.

Prindërit e 57-vjeçares, njëkohësisht stërgjyshërit e 3-vjeçarit, kanë treguar për mediat se të shtunën ata kanë qenë në Has, por të nesërmen janë larguar në drejtim të paditur.

Rexhep e Shyqyrie Selaj e quajnë veprim të papjekur këtë që ka ndodhur dhe i kërkojnë vajzës së tyre që të dorëzojë fëmijën sa më parë.

"Është veprim i papjekur, nuk e kemi traditë këtë punë. Në besë është bërë tradhtia. Unë si babë i bëj thirrje vajzës, Bahrijes ta dorëzojë fëmijën. Duhet ta kthejë fëmijën aty ku e ka marrë."

"Vajza ka ardhur këtu ditën e shtunë bashkë me nipin. Bahrija nuk më tha se si është puna. Ndejtëm sa ndejtëm dhe ramë me fjet dhe kur u erdha nga kullotja e bagëtive, Bahrijen këtu nuk e gjeta. Se kush ka ardhur e ka marrë nuk e di. Kur kam ardhur në shtëpi nuk e gjeta. Ne këtu si familje s’kemi dorë. Djali që është në kërkim, Flamuri jeton në Belgjikë, rastisi këtu se erdhi të shohë të atin. Arbeni që është arrestu jeton këtu me ne, ka tre fëmijë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit