Një baba ka dhunuar vajzën e tij 15-vjeçare dhe të dashurin e saj pasi i gjeti së bashku në shtrat në dhomën e gjumit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pallavicino, Palermo ku policia dhe punonjës shëndetësorë kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar dy të rinjtë dhe i kanë dërguar në spital. Të dy pësuan lëndime në të gjithë trupin dhe u shtruan në spital në Villa Sofia pasi mbërritën në urgjencë me kodin e kuq.
Sipas mediave italiane, kur burri hyri në dhomën e vajzës së tij e gjeti atë në pozicione të pahijshme bashkë me djalin. I inatosur, ai kapi një send të mprehtë të gjetur në shtëpi dhe filloi t'i rrahë të dy, duke i goditur edhe në kokë. Dy 15-vjeçarët kanë pësuar trauma të shumta në kokë dhe trup, ndërsa djali ka edhe hundën e thyer.
Policia lokale mori raportet mjekësore të të dyve, por edhe dëgjoi vajzën, e cila mbërriti në spital së bashku me nënën e saj në një ambulancë dhe të dashurin e saj. Nuk dihet nëse e reja e kishte lënë fshehurazi pesëmbëdhjetëvjeçarin brenda, ndoshta natën, me idenë se ai do të ikte fshehurazi pa u zbuluar.
Babai i vajzës është akuzuar nga policia për dhunë në familje, ndërsa ngjarja është mësuar pasi fqinjët kanë ngritur alarmin kur kanë dëgjuar britmat e babait të vajzës.