Temperaturat deri në 31 gradë këtë javë, kur do ndryshojë moti?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2024, 17:23

Muaji prill ka nisur me temperatura të larta dhe kështu do vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sinoptikanja, Lajda Porja thotë se gjatë mesjavës termometri do shënojë temperatura deri në 31 gradë celsius që përkon me motin tipik të qershori. Ajo thotë se mëngjeset do vijojnë të jenë të freskëta duke na "kujtuar" pak a shumë muajin dhe stinën në të cilën jemi, ndërsa mesdita tepër e nxehtë.

"Na pret një tjetër javë fantastike, do të jetë një javë e qëndrueshme pa reshje. Parashikohet të kemi diell, sidomos paraditet, vranësira të lehta dhe kalimtare. Dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të kthjellët, pjesa e dytë e ditës sjell vranësira të lehta dhe kalimtare. Temperaturat maksimale sot janë rreth vlerës 28 gradë Celsius. Nëse nuk do të kishim freskët minimalet, pra mëngjeset, do të mendonim se jemi në Qershor me këto temperatura. Nesër do të kemi rritje të temperaturave dhe parashikohet që mesjava, e mërkura dhe e enjtja të shënojë 31 gradë. Janë temperatura tipike të Qershorit, ku mesdita është mjaft e nxehtë, ndërkohë që vlerat minimale mbeten konstante përgjatë kësaj jave, nuk është se presim shumë ndryshim në orët e para të mëngjesit. Presim që deri në fundjavë, moti të jetë i qëndrueshëm e sidomos paraditet të jenë me diell. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore".

Edhe pse pjesa e parë e muajit prill pritet të jetë me mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pjesën e dytë të muajit. Sinoptikanja thotë se sinjalet janë që moti do ketë ndryshime në vijim edhe pse temperaturat vijojnë të jenë 6-7 gradë më të larta se ato normale për muajin prill.

"Parashikohet që pjesa e parë e muajit Prill të jetë me mot të qëndrueshëm, moti do të jetë i kthjellët. Ka disa sinjale që në pjesën e dytë të Prillit të kemi ndryshime. Mund të them që temperaturat janë shumë të larta, në disa zona në 6 apo 7 gradë më të larta nga se duhet të jenë përsa i përket vlerave normale që i përkasin Prillit".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit