Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin për rastin “Lidhja Ndërkombëtare, i akuzuar ishte “Boki 13”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 19:26

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktgjykimin për “Lidhjen Ndërkombëtare”. Janë pranuar ankesat e Bojan Jovanovskit “Boki 13” dhe babait të tij “Mile Jovanovskit, Jasna Ercegoviq dhe për Hristina Blazhevska të cilët janë të dënuarit e parë.

Gjykata e Apelit poashtu e konfirmoi lirimin nga akuzat për ish-deputeten e LSDM-së, Frosina Remenski.

Remenska ishte e akuzuar për dhënie ndihmë në kryerjen e veprës mashtrim.

Në të njëjtën kohë Gjykata e Apelit në Shkup, me vendim ka lënë në fuqi edhe ankesat e personit juridik të “Lidhjes Ndërkombëtare” të cilën Gjykata Penale e detyronte të paguaj një milionë denarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit