Sela për vulat e ASH-së: Doli në dritë drejtësia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 15:42

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela sot tha se vendimi i gjykatës Themelore në Tetovë për vulat Aleanca për Shqiptarët u kthye në rrënjët e veta.

“ASH u kthye në rrënjët e veta. Përfaqësimi i ASH-së ka qenë një simbolik sepse ASH për herë ka qenë e e rreshtuar pas ideatorëve themeluesve të saj”, tha Sela.

Sela theksoi se ajo që ndodhi dje me vendimin e Gjykatës Themelore në Tetovës e ndërpreu veprimet dashakeqe të cilët ikën me qëllimin e rrënimit të këtij subjekti politik.

Në lidhje me paralajmërimin e ankimimit të vendimit nga Arben Taravar, Sela tha se çdokush ka të drejtë të ankohet por në vendim thuhet se merret parasysh vendimi i kongresit të partisë ku si kryetar dhe përfaqësuese është Ziadin Sela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit