“Vajza, ‘mollë sherri’ për vrasjen e Aurelios nuk mori pjesë në varrim, u zhduk nga rrjetet sociale”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 15:19

Vajza që u bë "mollë sherri" për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, është "zhdukur" pas ngjarjes së rëndë.

Kështu kanë deklaruar dy shokët e 18-vjeçarit, Mario dhe Reni, të cilët ishin me të në makinë ditën e sherrit. Ata thonë se 17-vjeçarja që kishte qenë e lidhur më parë me njërin prej autorëve, 20-vjeçarin Frensis Shehu, nuk ka marrë fare pjesë në varrim, ashtu si edhe shoqja e saj 16-vjeçare.

Madje ata thonë se vajzat iu kanë bërë bllok edhe në rrjetet sociale pas ngjarjes së rëndë.

“Vajzat nuk kanë qenë në varrim, në rrjetet sociale i kemi kërkuar, por nuk na dalin. Jemi të bllokuar. Për familjen e Aurelios dhe për ne nuk është e lehtë. Duam drejtësinë e shokut, askujt mos t’i ndodhë. Ne nuk jemi larguar, kemi qenë prezent aty në çdo sekondë”.

Ata pretendojnë se katër autorët mund t’u kenë bërë pritë pasi me vete kishin thika e hekura për sherr.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit