“Do të më publikojë fotot intime”, 38-vjeçarja për vlonjatin: Më shkakton ankth!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 14:40

Një 21-vjeçar është arrestuar së fundmi në Vlorë pasi ka përndjekur dhe kanosur një grua.

Ka qenë vetë 38-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin për polici për të riun që e kanoste se do t'i publikonte fotot intime në rrjetet sociale. Ajo thotë se 21-vjeçari i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri gjatë kohës që e ka përndjekur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit