Tiranë/ Vdes punëtori i ndërtimit tek “Kodra e Diellit”, ra nga lartësia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.04.2024, 14:36

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Një 55-vjeçar, punëtor, në një kantier ndërtimi, tek Kodra e Diellit ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Njoftimi është bërë nga Policia e Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit