Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë 11.800 dollarë në vendkalimin kufitar në Bogorodicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 14:16

Doganierët e Maqedonisë së Veriut kanë sekuestruar 11.800 dollarë nga një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut.

Të njëjtit, tentuan kalimin e pikës kufitare “Bogorodicë” me 16.000 dollarë.

“Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në kasetën e përparme janë gjetur 16 mijë dollarë.

Sipas Ligjit për Çështje Devizore, të dy personave u janë kthyer 2.100 dollarë, ndërsa 11.800 dollarët e mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit