“Na thanë ‘ju bëjmë vrima-vrima'”, shokët e Aurelios tregojnë si ndodhi sherri: Vajzat ikën duke qarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 13:49

Reni dhe Mario, dy të rinjtë që ndodheshin në makinë me Aurelio Dervishin, 18-vjeçarin që u vra pak ditë më parë, kanë treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ata kanë thënë se në makinë bashkë me to kanë qenë edhe dy vajza, njëra 16 dhe tjetra 17-vjeçe. Sipas tyre, me autorët, Frensis Shehu dhe tre të miturit janë hasur në semafor teksa i kishin xhamat e hapur dhe ishin duke qeshur.

Por ky fakt duket se nuk iu ka pëlqyer të miturve dhe 20-vjeçarit që i kanë kërcënuar e provokuar. Shokët e Aurelios thonë se ata nuk kanë dashur të konfliktohen, por kur autorët u kanë zënë rrugën me makinë, kanë zbritur dhe aty kanë nisur përplasjen fizike.

Sipas tyre, autorët kanë qenë të bërë gati për këtë sherr pasi kanë patur me vete thika dhe hekura dhe ka qenë 20-vjeçari Frensis ai që e ka nxitur 15-vjeçarin të godasë me thikë Aurelion.

Rrëfimi i shokëve:

“Nuk ngjante mirë të konfliktoheshim, kërkuam që të largoheshim pasi ishte turp, kishin bllokuar edhe rrugën. Thoshin fjalë provokuese “Kush të iki… ju bëjmë vrima-vrima. Në momentin që po qetësoheshim, Frensis në një moment i ka thënë 15-vjeçarin që nxirre thikën. Nuk donim që të niste si konflikt. Ata erdhën me pretekstin pse ne po qeshnim. Ishim 5 persona, po bënim muhabete për të qeshur. As nuk kishim parë në atë moment.

Kur ndaluam vajza më tha me këtë shoferin kam pas folur unë dhe do të zihemi. Ne nuk donim të ziheshim, duke mbajtur Aurelion dhe shokun tjetër, në momentin që u kthyem për të futur shokët në makinë, erdhën më goditën, goditën edhe Aurelion, kur filluam përleshjen fizike se kemi marrë vesh ku jemi.

Unë kam qenë në tokë, Mario gjysmë në tokë dhe Aurelion nuk po e shikoja se ku ishte. Kur isha në tokë, ka qenë duke më goditur edhe mua me thikë, por thjesht i ra në tokë, nga Mario që ka ndërhyrë shpejt. Pastaj i shkuan të gjithë Marios, u ngrita dhe Aurelion nuk po e shihja, ishte nga krahu tjetër i rrugës. Në momentin që mundohesha të mos i gjuanin Marion u ndamë dhe pamë Aurelion, shkuam me vrap atje, sherri nuk ishte ndarë akoma, ikëm tek shoku jonë, u munduam ta ngrinim, por s’mundëm dot sepse ishte trup i madh.

Thirra njerëzit në semafor sepse kishte shumë makina, nuk ka ardhur asnjë njeri për 2-3 minuta. Ka ardhur një person nga hekurat e rrugës, kishte njoftuar ambulancë, e kemi ngritur peshë dhe e dërguam deri tek bagazhi i makinës. Në momentin që do niseshim për spital erdhi ambulanca, e morën në jetë por rrugës në spital ndodhi çfarë ndodhi. Nuk na e ka dëgjuar asnjëherë zërin njeri për këto probleme, ishim grup që ndihmonin njëri-tjetrin. Kemi pasur rreth shoqëror të madh".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit