“Në varrezat e Beratit bari 1 metër, bashkia s’i pastron se e ka mendjen për vjedhje”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 13:02

Varrezat janë pjesë e shërbimeve që pushteti vendor ofron kundrejt taksave që qytetarët paguajnë.

Por sa ndodh kjo gjë në realitet, na e tregojnë më së miri denoncimet e vazhdueshme të qytetarëve që mbërrijnë në redaksinë tonë.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar gjendjen e varrezave në Berat. Ai thotë se te këto varreza, bari ka vajtur 1 metër pasi askush nuk kujtohet ta pastrojë.

Sipas tij, bashkia e ka mendjen vetëm për të vjedhur prandaj nuk i bie ndërmend për varrezat e qytetit që janë mbuluar nga bari e shkurret. Qytetari thotë se në këtë gjendje dhe me temperaturat që po rriten nga dita në ditë, të gjithë kanë frikë të shkojnë në varreza pasi mund të përballen me ndonjë gjarpër.

Denoncimi i qytetarit:

Varrezat e beratit Ka vajtur bari 1 meter Nuk e pastron njeri Se e kan mendjen per te vjedhur, Te ha gjarpri. Duken si varreza fshati. Publikojeni ju lutem. Anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit