16-vjeçarja në Tiranë denoncon 60-vjeçarin: Më ka përdhunuar prej 3 muajsh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 11:26

Një 60-vjeçar është arrestuar së fundmi në Tiranë pasi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur.

Ka qenë vetë vajza 16-vjeçare ajo që ka bërë denoncimin në polici. Sipas saj, i moshuari ka kryer marrëdhënie me dhunë prej tre muajsh me të.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap por detaje të tjera janë ende të pazbardhura.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit