Tjetër sherr mes të miturve, në Elbasan rrihen me shkopa druri e thika në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 11:00

Sherret mes të miturve s'kanë të ndalur dhe një i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Mësohet se tre të mitur, njëri 17-vjeç, tjetri 14 dhe tjetri 12-vjeç janë konfliktuar për motive të dobëta në lagjen "Syrja Dylgjeri", Elbasan. Gjatë këtij konflikti, 17-vjeçari ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Pas mbërritjes së policisë, 17-vjeçari është arrestuar ndërsa dy të miturit e tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet adoleshentëve.

Arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohen në gjendje të lirë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar, të implikuar në konflikt. Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilin i arrestuari, gjatë konfliktit, dëmtoi lehtë 16-vjeçarin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen "Syrja Dylgjeri", shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të këtij konflikti dhe arrestimi i një 17-vjeçari të përfshirë në të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur 14 dhe 16 vjeç, po ashtu të implikuar në konflikt. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit