Mes lotësh, miqtë vendosin lule në vendin ku vdiq 20-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2024, 09:18

Në Veria, Greqi, të gjithë janë të trishtuar pasi dy gra, një shqiptare dhe një greke, humbën jetën kur u përplasën nga një makinë në stacionin e autobusit.

Miqtë dhe shokët e universitetit të 20-vjeçares shqiptare Elisa Doka, e cila studionte për infermieri, kanë ndezur qirinj dhe kanë lënë lule në vendin e aksidentit në Patridë, Imathia.

E reja shqiptare kishte shkuar në Patridë për të vizituar tezen e saj që do të bëhej operim. Madje edhe ditën kur ndodhi aksidenti, ajo po priste autobusin për të shkuar në spital.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se shoferi 64-vjeçar i makinës që u përplas me stacionin e autobusit ishte me shpejtësi dhe 68-vjeçaren greke e hodhi në oborrin e një shtëpie, ndërsa shqiptaren poshtë hekurave të stacionit.

E moshuara greke humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 20-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Varrimi i 20-vjeçares shqiptare do bëhet ditën e sotme në Shqipëri.

veri__2_

veria__3_

veria__5_

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit