Qoku: Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.04.2024, 08:35

Këshilltari i Albin Kurtit dhe kandidati për deputet në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku njofton se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatët do të jenë pjesë koalicionit VLEN.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!

Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, shkruan Qoku në profilin e tij Facebook.

Ai shton se në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit