Atlete dhe një çantë me bukë në vendin e aksidentit, emigrantët i paguan shkodranit nga 300€

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 16:02

Copa hekurash, një atlete dhe një çantë me rroba e ushqime janë të vetmet sende që kanë mbetur në vendin ku u aksidentuan për vdekje 8 persona.

Një 24-vjeçar nga Shkodra i identifikuar si Edison Bregaj humbi jetën bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm që po transportonte nga pika e kalimit kufitar Tre Urat.

Emigrantët të cilët kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kufitare, dyshohet se i kanë paguar 24-vjeçarit nga 300 euro që ai t’i transportonte në Mal të Zi.

I riu i kishte marrë me makinë nga kjo doganë dhe ishte nisur për në Shkodër, ku do t’i linte sapo të kalonin doganën e Hanit të Hotit.

Por në aksin Këlcyrë-Përmet, i riu është përballur me postobllokun e policisë dhe ka ndryshuar rrugë. Nga shpejtësia e cila dyshohet se ka qenë 200 km/h, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar anës lumit Vjosa.

Viktimat janë gjetur në vende të ndryshme pasi dyshohet se kanë “fluturuar” nga makina gjatë hedhjes së saj nga rruga në humnerë.

Identifikimi i emigrantëve të paligjshëm ende nuk është kryer.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit