Shqiptarët nuk pranojnë dëbimin nga Anglia, në kërkim të nënave të reja për letrat si “baballarë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 15:59

Edhe pse Britania e Madhe është zotuar se do të dëbojë çdo emigrant të paligjshëm, shqiptarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për t'i shpëtuar deportimit.

"The Sun" i ka kushtuar një artikull të veçantë trafikantëve shqiptarë që synojnë nënat e reja për të përfituar statusin e babait dhe emigrantit të ligjshëm.

Në TikTok, prestigjiozja britanike ka gjetur pafund reklama të trafikantëve që reklamojnë nënat e reja që janë të gatshme të kenë si "baba" për fëmijët e tyre, shqiptarët e paligjshëm. Kjo bëhet në mënyrë që shqiptarët të shmangin dëbimin duke pretenduar se kanë një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Një profil i quajtur "Zyra Konsullore Londer" shkruan:

“Puna jonë vazhdon çdo ditë. Kemi gra me fëmijë. Regjistrojnë fëmijët e tyre me emrin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar."

Në profil gjen edhe biseda të shkëmbyera në WhatsApp mes nënave në fjalë dhe trafikantëve shqiptarë. Në një bisedë "Katy", nëna e fëmijës i dërgon një foto ekoje shqiptarit ndërsa ky i fundit i shkruan se mezi pret ta takojë dhe se do njoftojë klientin.

A TikTok account shared an image of a WhatsApp conversation with 'Katy with child', as crooks plan to get illegal migrants to pose as the dads of unborn children in the UK

Një person në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar tha për The Sun:

“Një marrëveshje është bërë mes ndërmjetësit dhe një gruaje britanike. Sipas marrëveshjes, kur fëmija lind, në certifikatën e lindjes shkruhet emri i një emigranti ilegal shqiptar. Pastaj duke përdorur ligjet për të drejtat e njeriut, ky person aplikon për leje qëndrimi. Është një mënyrë e re për të siguruar lejen për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe përdoret nga njerëz, azili i të cilëve është refuzuar nga Zyra e Brendshme dhe do të deportohen shumë shpejt".

Ndërkohë që ka edhe shqiptarë që janë në kërkim të shërbimeve të tilla dhe janë të gatshëm të bëhen "baballarë".

“Nëse një grua është e divorcuar dhe ka një fëmijë 6 vjeç dhe unë mund të bëhem njerku në letra. Nëse kjo do të jetë e mundur, më lidhni me një avokat të mirë."

Në tre muajt e parë të këtij viti, Mbretëria e Bashkuar ka dëbuar 700 shtetas shqiptarë në Shqipëri. Ndërkohë, shifrat e Home Office tregojnë se 13,714 shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin deri në mars 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit