Zjarr në një klub nate në Stamboll, të paktën 15 viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 14:51

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një klub në Stamboll, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur rëndë.

Siç raportojnë mediat turke, zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati 16-katësh në Besiktas Gayretepe në Stamboll, ku ndodhej klubi i natës. Autoritetet kanë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar gjatë punimeve të rinovimit.

Sipas dëshmitarëve, në afërsi të vendit të ngjarjes ka ndodhur një shpërthim gjatë rinovimit të lokalit të natës, i cili ishte mbyllur për shkak të Ramazanit.

Ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spital me autoambulancë, zjarrfikësit vijojnë punën për shpëtimin e të plagosurve të tjerë. Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që numri i viktimave vijon të rritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit