Anës lumit Vjosa ka trupa të pajetë, emigrantët dolën nga makina duke ‘fluturuar’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 10:03

Tronditëse janë detajet e zbuluara pas aksidentit me 8 viktima që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Shoferi i mjetit ku udhëtonin 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kur është përballur me postobllokun e policisë ka tentuar t'iu largohet. Ai është kthyer në drejtim të Përmetit, por për shkak se nuk e njihte rrugën ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, 200 km/h.

Në një kthesë ai ka humbur kontrollin dhe makina ka fluturuar në ajër përreth 400-500 metra. Për shkak të shpejtësisë makina ka përfunduar anës lumit Vjosa dhe disa prej emigrantëve dyshohet se kanë dalë nga makina gjatë kohës që ajo ka qenë në 'fluturim' pasi trupat janë shpërndarë kudo. Në vendngjarje ka ende viktima brenda makinës, por edhe rreth saj e lumit Vjosa.

Shoferi me origjinë nga Shkodra e kishte marrë me qira automjetin me të cilin transportonte emigrantët dhe humbi jetën.

Ekspertët kanë rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti dhe janë ende trupat e pajetë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e identiteteve të viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit