Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë: Shoferi u pikas nga policia, tentoi t’iu ikte me shpejtësi 200 km/h

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2024, 08:28

Detaje të reja janë zbardhur pas aksidentit me 8 viktima që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin Këlcyrë-Përmet.

Automjeti ku po udhëtonin 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, teksa ishte duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë është pikasur nga një patrullë policie. Shoferi me origjinë nga Shkodra sapo ka pikasur policinë është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’iu shpëtojë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.

Por kjo shpejtësi tej normave të lejuara ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës dhe të dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në anë të lumit Vjosa dhe të gjithë emigrantët bashkë me shoferin kanë humbur jetën.

Ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit