Pensionet janë rritur, pensionistët janë të pakënaqur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2024, 18:56

Pensionistët morën rritjen e paralajmëruar – pensionet më të ulëta u rritën për 10 euro, më e larta për 65 euro. Ka filluar pagesa e pensioneve të marsit, të cilat janë më të larta me 5.3%. Pjesa më e madhe, 40% e pensionistëve që kanë marrë çdo muaj nga 12,5 deri në 16 mijë denarë kanë marrë nga 660 deri në 850 denarë plus në llogaritë e tyre. Ata në grupin më të lartë, të cilët kanë marrë mbi 54 mijë denarë pension, kanë marrë rritje prej gati 3.000 denarë.

Në shtet, nga gjithsej 337 mijë, janë edhe 19 pensionistë, të ardhurat e të cilëve janë 76 mijë denarë. Pensionet e tyre do të rriten për 4000 denarë. Shumica e pensionistëve nuk janë të kënaqur me këtë rritje. Pensioni i tyre nuk u mjafton as për ushqim, as për ilaçe. Për të kapërcyer hendekun mes pensioneve më të larta dhe më të ulëta, pensionistët kërkojnë që të rikthehet rritja lineare, pra të gjitha pensionet të rriten me të njëjtën masë.

Ndryshe, rregullimi i pensioneve bëhet dy herë në vit, një herë në mars dhe një herë në shtator. Vitin e kaluar në mars janë rritur me 8.4, ndërsa në shtator me 5.3, që është rritja aktuale. Se sa do të rriten në shtator do të varet nga rritja e pagës mesatare dhe kostos së jetesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit