Atentati ndaj kryetarit shqiptar të komunës në Maqedoni, bllokohet qyteti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2024, 18:53

Media lokale të Maqedonisë së Veriut kanë raportuar se persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Nga pamjet e publikuara nga mediat, shihen ekipe te shtuara policore në vendngjarje që kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës.

Përforcime shihet se kanë ardhur edhe nga ajri, helikopterë të policisë, po bëjnë punën e tyre për kapjen e të dyshuarve dhe monitorimin e ngjarjes.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit