I pari në listë është i riu në Pogradec, i cili bën manovra të rrezikshme me makinë. Në një video të postuar në Tik-Tok ai shfaqet mbi makinë, e cila lëviz në rrugë pa shofer. Pamjet janë shpërndarë dhe në rrjetet sociale të JOQ, dhe pas kësaj ai është gjobitur. Ky i ri është një shembull i keq për çdokënd që sheh veprimet e tij.
Në listë janë edhe dy adoleshentët që vranë në mes të Fierit, 19-vjeçarin Grei Bihuci. Florian dhe Klaidi Muka qëlluan me thikë 19-vjeçarin, pasi ai ndërhyri për të shuar sherrin mes tyre dhe një personi tjetër.
Delin Beqiri, shqiptari, i cili ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij në Greqi. Beqiri, nga Bubullima e Lushnjes prej vitit 2014 abuzonte me thjeshtrën e tij, sot 25-vjeçare. Ka qënë kjo e fundit që ka bërë denoncimin për njerkun. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja ka deklaruar se kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve.
I katërti në listë është i moshuari nga Rrogozhina, i cili torturonte macen, duke e lidhur në litar dhe duke e goditur me shkop. Pasi u sigurua që ngordhi, ai futi në një qese dhe e hodhi në plehra.
Visi i Pazarit, është efektivi i forcave Operacionale, i cili në vend që të godiste grupet kriminale, bashkëpunonte me ta. Ai u arrestua, pasi bashkëpunonte me një grup që shpërndante kokainë në Tiranë dhe ishte informator për këtë grup.
Bujar Çela, deputeti socialist, i cili me dëshirën për t'u pasuruar, në biznesin e tij, nuk mori masa për sigurinë e punonjësve. Në vendin e punës u shkaktua një aksident me pasoja të rënda, ku humbën jetën babë e bir. Çështja për këtë ngjarje është në SPAK dhe deputeti akuzohet për disa vepra penale.
Leta Koçi është 42-vjeçarja nga Tapiza, e cila pas lindjes së një foshnje, e mori atë, e futi në një qese dhe e hodhi në lumë. Ajo u arrestua nga policia dhe ende nuk ka deklaruar se pse e ka bërë këtë veprim.
Eglantina Zere, është drejtoresha "e përkëdhelur" e Erion Veliajt, e cila përveçse ka vjedhur paratë e shqiptarëve, sipas akuzave të SPAK, por u vinte gjoba edhe punonjësve në drejtorinë e Pastrim-Gjelbërimit. JOQ Albania publikoi edhe pamjet ku një punonjëse i ra të fikët pas takimit me të.
Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy drejtorët, ortakë në kompaninë "5D", e cila fitonte tendera pafund nga drejtoritë e Bashkisë Tiranë. Dy drejtorët biznesmenë, u jepnin tendera kompanisë së tyre, të cilën ia kishin lënë në pronësi personave të tjerë.
Deborah Keçi, është drejtoresha "showbizz" e Erion Veliajt, e cila, sipas SPAK ka dhënë tendera për drejtorët biznesmenë, duke përfituar edhe vetë. Ajo ishte drejtoreshë e "Klubit sportiv Tirana". Deborah reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale dhe paratë duket që i ka pasur të shqiptarëve.