Bllokimi i doganave me Greqinë, dyndje automjetesh në Kapshticë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 13:38

Pas njoftimit se doganat greke do jenë të bllokuara për 48 orë, duke nisur nga dita e nesërme, fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është shtuar.

Që prej mesditës, në Kapshticë, është rritur numri i automjeteve që presin dhe duan të lëvizin drejt tokës greke.

Doganierët grekë kanë njoftuar se greva e tyre do zgjasë nga data 2 prill deri më 4 prill. Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

Pikat doganore në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për 48 orë. Nga data 2-4 Prill, në këto pika kufitare nuk do të lejohen hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm të këmbësorëve pa bagazhe dhe urgjencave shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit