Doganat me Greqinë të mbyllura për 48 orë, lëvizja nga Kapshtica me orar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 11:05

Ashtu siç është njoftuar edhe më parë, doganat greke do jenë në grevë për 48 orë, nga data 2 prill deri më 4 prill.

Hyrje daljet e shtetasve shqiptarë, e jo vetëm, do kryhen nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës në orare të caktuara. Trau i kësaj dogane do jetë i hapur vetëm 1 orë gjatë 4 orëve. Kjo do të thotë se 3 orë trau do jetë i ulur dhe 1 orë i hapur, deri në orën 23:00 më datë 2 prill dhe deri në orën 19:00 më datë 3 prill.

Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi, por vetëm të këmbësorëve pa bagazhe dhe urgjencave shëndetësore.

Pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për 48 orë.

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)

02/04/2024

-06:00-07:00

-10:00-11:00

-14:00-15:00

-18:00-19:00

-22:00-23:00

03/04/2024

-02:00-03:00

-06:00-07:00

– 10:00-11:00

– 14:00-15:00

-18:00-19:00

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit