Sherr 6 kundër 1 në Peqin, të rinjtë rrahin 27-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2024, 10:25

Një sherr mes 7 personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Peqin.

Mësohet se 6 persona, mes tyre edhe një i mitur, janë konfliktuar me një 27-vjeçar për motive të dobëta. Ata i kanë zënë rrugën 27-vjeçarit dhe pasi e kanë kërcënuar, e kanë goditur fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur të arrestojë vetëm një 22-vjeçar të përfshirë në ngjarje dhe të procedojë një 17-vjeçar, ndërsa 4 autorët e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Në shtëpinë e 22-vjeçarit të arrestuar u gjetën 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit