Shpërthen zjarr në malet e Demir Kapisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2024, 09:46

Një zjarr aktiv në pyje ka që nga pasditja e djeshme në mes të fshatrave Barovë, Besvicë dhe Veshje të komunës së Demir Kapisë.

Që nga mëngjesi i sotëm në terren kanë intervenuar tetë zjarrfikës me dy vetura të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Negotina së bashku me punonjësit e ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare”.

Siç informoi sot paradite Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke cituar informacionet nga QKM Rajonale e Velesit, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të degraduar me kërcell të ulët dhe një pjesë e pyllit me pisha.

Zjarri ka rënë dje rreth orës 16:00 dhe një ekip prej pesë zjarrfikësve ka ndërhyrë me një zjarrfikës, të cilët janë tërhequr nga terreni në orën 21:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit