Egla Zere, “piranja” e Veliajt, u bënte presion punonjësve: Një grua humbi ndjenjat…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.03.2024, 15:16

Eglantina Zere, drejtoresha e Erion Veliajt, e cila sot është në masën detyrim paraqitje me urdhër të SPAK, është një nga rilindaset më të përkëdhelura të kryebashkiakut të Tiranës. Ajo mbante pozicionin e drejtoreshës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit dhe më herët ka qenë drejtoreshë e Tirana Parking.

Këto dy poste, duket se Zere i ka shfrytëzuar për të grumbulluar sa më shumë para dhe këtë e thotë edhe SPAK-u, pasi ajo ka dhënë tendera pa garë, miqve të saj, po ashtu drejtorë në Bashkinë Tiranë. Thënë shkurt, Eglantina ka mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve.

Mirëpo, sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, drejtoresha e përkëdhëlur e Erion Veliajt ka ditur të vërë edhe “gjoba” brenda institucionit.

Kur është vënë në krye të Pastrim-Gjelbërimit, sipas një denoncimi në redaksinë e JOQ, Zere thërriste në zyrë punonjësit dhe u bënte presion, në mënyrë që ata "të kolliteshin" sa më shumë tek ajo.

Gjithashtu redaskia jonë ka siguruar edhe pamjet, kur një punonjëse ka humbur ndjenjat, pak sekonda pasi ka dalë nga zyra e drejtoreshës që ka vjedhur paratë e qytetarëve të Tiranës.

“Pershendetje, na ka sjell lal eri nje drejtoreshe te re tek ndermarrja e pastrim gjelberimit eglantina zere. eshte duke bo raprezalje me stafin. Ka heq mbi 30 veta deri tani, nqs nuk paguan 1500-2000 euro. nuk po marrim me vesh ca bohet. nje punonjese i rane te fikt sapo doli nga zyra asaj, se di ca ka ndodh( nqs ju duhen video i disponoj vetem se anonim ju lutem)” – shkruan një punonjës në këtë drejtori, para pak kohësh.

“Drejtoresha e ka metode pune , qe ķur ka àrdhur i thret nzyre robt, i ben pressione te ndryshme, jo ju sdini te beni punen, jeni te paafte, jo do ju heq, (duhet me qit lekt e fushates)etj. Jane te gjith familjar tshkretet, Kush gjen mik ose paguan gjoben kalon, te tjeret ngelin.” – shton ai.

Gjithashtu burime për JOQ bëjnë me dije se Eglantina Zere është pronare e një vile në Gjirin e Lalzit dhe të gjithë të afërmit e saj, i ka të punësuar në drejtoritë e tjera të Bashkisë Tiranë.

Për këta zotërojmë edhe emrat, por do publikohen në artikullin e radhës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit