Nis ndërtimi i kampit të emigrantëve në Lezhë, banorët të frikësuar: Vendim i keq!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2024, 12:21

Prej disa ditësh në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve pas marrëveshjes Rama-Meloni.

Edhe pse punimet janë në fazën e parë, ku fillimisht po shtrohet rruga nga Kakarriqi drejt Gjadrit, banorët janë të frikësuar dhe aspak të kënaqur.

Ata thonë se nuk janë të sigurt mbi kontrollin që do të ketë për personat që do të sillen aty.

Banorët kanë treguar për mediat se punimet kanë nisur prej katër ditësh dhe stafi është i huaj, ndërsa shqiptarët janë të numër më të reduktuar.

“Për mua është një vendim i keq. Edhe bota na ka ndihmuar, por nuk kemi ne fuqi të ndihmojmë të tjerët. Varet sa disiplinë do arrijnë të mbajnë e të mos i lënë të dalin nga kampi”, thotë një prej tyre.

“Punimet kanë nisur ka katër ditë. Po punojnë ekskavatorë e fadromë. Ç’na duhen ne ata? Ne fëmijët tanë i kemi jashtë vendit. Shkuan të jetojnë atje për më mirë, tani të na vijnë ata. Këta që kanë shtëpitë këtu janë të frikësuar. Kanë ardhur inxhinierë italianë, më shumë janë të huaj”, deklaron një tjetër.

Zbarkimi i emigrantëve do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit