Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe, kush lejohet të kalojë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.03.2024, 09:28

Doganierët grekë do të hyjnë në një grevë 48-orëshe të martën më datë 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 4 prill në 08.00 të mëngjesit.

Pjesë e kësaj greve do të jenë të gjithë doganierët në kufijtë e Greqisë me Maqedoninë e Veriut në Niki dhe me Shqipërinë në Kapshticë.

Gjatë këtyre dy ditëve do të ndalohet çdo qarkullim i automjeteve por edhe i kamionëve drejt dy vendeve ballkanike dhe prej tyre drejt Greqisë, sipas informacioneve nga përfaqësuesit e doganave të këtyre dy stacioneve kufitare.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.

Për të shmangur shqetësimet e banorëve dhe vizitorëve, lëvizja e qytetarëve do të bëhet vetëm për raste të veçanta si probleme shëndetësore.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit