Qytetarët denoncojnë shoferen e “Benz-it”: Ishte gjobitur për kundravajtje dhe e bëri prap, kaos prej saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 12:19

Shumë rrugë të Tiranës janë tepër të ngushta dhe për të lehtësuar qarkullimin ato janë bërë me një sens lëvizje.

Por jo gjithmonë këto tabela kundravajtjeje zbatohen dhe kaosi që shkaktohet më pas është tepër i madh.

Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë ditën e sotme, një qytetare që ishte gjobitur në orën 11:05 për kundravajtje, ka kryer të njëjtën shkelje në rrugën "Bernardin Palaj" te shkolla "Gjergj Canco".

Sipas tij, shoferja ka parkuar makinën kundravajtje dhe duke bërtitur u ka kërkuar drejtuesve të tjerë të automjeteve që t'i hapnin rrugën. Por për shkak të kaosit të shkaktuar prej saj, rruga është bllokuar dhe sipas qytetarëve, shoferja është larguar nga aty pa pyetur fare për pasojat.

Pas më shumë se 30 minutash, shoferja ka marrë makinën e parkuar gabim, por mezi ka dalë nga rruga pasi ka qenë kundravajtje.

Denoncimi i qytetarit:

Erdhi ktu Bllokoi rrugen me makin Esht kundravajtje dhe na thoste ik mbrapsht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit