Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pasi ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare.
I riu banues në Tiranë, ka futur në makinën e tij 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Njoftimi i policisë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.