Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi 20-vjeçar i “Range Rover-it”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 10:57

Një 20-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka përplasur për vdekje një 52-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë". I riu ka qenë duke lëvizur me një mjet tip "Range Rover" kur ka përplasur 52-vjeçarin, i cili për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit