Qytetari çan gomën e makinës nga bordurat e rrugës: I kanë vendosur vetë banorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 08:55

Në shumë zona të banuara, autoritetet, për të shmangur aksidentet vendosin pengesa/bordura në rrugë për uljen e shpejtësisë.

Por ka raste që këto pengesa vendosen edhe nga vetë banorët e lagjeve dhe problemet që lindin pastaj janë të shumta.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar dëmin që i ka shkaktuar një bordurë e tillë në rrugë. Ai thotë ka çarë gomën e makinës nga një bordurë e vendosur në mes të rrugës nga dy familje që kanë shtëpitë aty.

Sipas tij, këto familje iu bëjnë presion qytetarëve për të mos i hequr pengesat dhe për pasojat nuk mban askush përgjegjësi.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje a mund te bej nje denoncim ju lutem. Me nje problem me rrugen me disa bordura qe kan ven njerzit po na cajne gomat e makines I kan nja dy familje qe kan portat. Aty. I kemi then heqi dalin te bejne presion heqi thot po ta majti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit