“DPSHTRR ka rritur çmimet, por shërbimi zero! Radhë kilometrike nga stafi i reduktuar”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 08:29

Një denoncim për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një qytetar që është tregtar targash dhe prej vitesh operon në këtë sektor kërkon të denoncojë shërbimet që DPSHTRR ofron dhe madje me çmime edhe më të larta.

Ai thotë se muajin e fundit ky institucion ka rritur çmimet e shërbimeve dhe për kontrollin fizik nga 1500 lekë që ishte çmimi, e ka çuar në 2000 lekë. Por pavarësisht kësaj rritje, ai thotë se shërbimi i ofruar është zero dhe institucioni operon me staf të reduktuar.

Ky problem shkakton radhë të gjata e trafik jo vetëm në Tiranë por edhe në Durrës. Për të marrë këtë shërbim ai thotë se radha shkon deri në 1 km dhe sërish shërbimi nuk është ashtu siç duhet.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Dua te bej nje denoncim ne lidhje me DPSHTRR. Jam nje tregtar makinash dhe kam vite qe operoj ne kete sektor Muajin e fundit DPSHTRR rriti cmimet e sherbimeve te saj perkatesisht Kontrrollit Fizik ku sherbimi nga 1.500 lek ne 2.000 lek por sherbimi nje 0 e madhe ku me staf te reduktuar rradha e automjeteve per te marr kete sherbim deri ne 1 km qe ne hyrjen kryesore E njejta gje dhe ne qytetin e durresit te cilat keto e deshmojn fare lehte komentueeit ku jane jo vetem marres sherbimi por edhe njerez kalimtar ku per shkak te rradhes behet trafik ne kalimin e rrugeve interurbane. Hyrja ne DPSHTRR KASHAR ku tregon me fakte se c'behet 1 muaj rrjesht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit