Qytetari kap “mat” Blendi Gonxhen, tregon se si i shpërdoron fondet e ministrisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.03.2024, 20:28

Një qytetar që ka dashur të qëndrojë anonim, ka dërguar një mesazh denoncues pranë redaksisë sonë. Ai shprehet se ka arritur të gjejë se si i shpërdoron fondet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo e fundit prej pak kohësh drejtohet nga ministri Blendi Gonxhja. Sipas qytetarit, kjo ministri në datë 25 mars 2024 ka publikuar listën e projekteve të miratuara për thirrjen e projekteve kulturore, art dhe trashëgimi 2024.

Njëri prej tyre, përkatësisht ai me numrin 146 ne listë, është një ekspozitë e quajtur “Spektakulum” e një personi me emrin Jon K. Por në të vërtetë kjo ekspozitë është zhvilluar në Galerinë e Arteve Shkodër në datë 8 mars 2024, pra mbi dy javë përpara shpalljes së fituesëve, madje ekspozita është publikuar edhe nga vetë faqja në instagram e kësaj galerie.

Sipas qytetarit ky fakt tregon shpërdorimin e fondeve nga ana e Blendi Gonxhes pasi shpallen fitues ata që e kanë zhvilluar projektin.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksi:

Përshëndetje JOQ, ja si i shpërdorojnë fondet e shtetit Ministria e Gonxhes, shpall fitues ata qe e kane zhvilluar projektin. Po ju nis 1 nga rastet qe pashe. Prova kjo është, shpallje e fituesve ne dt 25 mars, ekspozita e realizuar ne 8 mars. Nuk kam gjë personale me personin por kur pashe këto dallavere ju shkruajta, si ta shikoni ju te arsyeshme për publikim. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit