Po lëvizte me biçikletë, shqiptari përplaset për vdekje nga një makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 16:03

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Cesanos, Itali.

Mediat lokale raportojnë se një 78-vjeçar shqiptar që po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë në rrugën shtetërore Adriatica.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur kur shqiptari po kalonte rrugën dhe për shkak të përplasjes së fortë ai ka ndërruar jetë direkt në vendngjarje.

Policia Rrugore e Senigallisë po zbardh rrethanat e aksidentit tragjik. Ka dyshime se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të shiut dhe trafikut, i cili ishte i rënduar, por detaje të mëtejshme do zbulohen në përfundim të hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit