Në Maliq më shumë qen se sa njerëz, qytetarët kanë frikë të dalin në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 15:37

Në Maliq gjen më shumë qen rrugëve të qytetit se sa njerëz.

Këtë e themi pasi në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihet qartë se si rrugët e qytetit janë pushtuar nga qentë. Qytetarët thonë se kanë frikë të dalin në rrugë pasi kudo sheh grumbuj qensh.

Ata ndihen të frikësuar nga këto qen që lëvizin lirshëm nëpër qytet dhe askush nuk merr masa për to.

Vlen të thuhet se i takon pushtetit vendor, bashkisë t'u gjejë strehë kafshëve të rrugës. Por realiteti e ka treguar se bashkitë zgjidhjen më të shpejtë për këto kafshë rruge ka helmimin në çdo llo forme.

Denoncimi i qytetarit:

Na mbytën qent në maliq na tmeruan. Qent në Maliq nuk guxojm të dalim dot në rrugë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit