VLEN dhe Lloga përplasen për “ultimatumin” rreth listave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.03.2024, 15:21

Koalicioni VLEN kërkon nga Ziadin Sela dhe Krenar Lloga që deri të shtunën të vendosin nëse do të marrin vulat për të bërë listën e deputetëve.

“Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, thonë nga VLEN.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë Krenar Lloga i cili tha se koalicioni “LEN” ultimatume mund të përdorë vetëm me OBRM-PDUKM-në.

“Koalicioni LEN ka traditë të LEN rrugëve partnerët e koalicioneve që ato ndërtojnë (disa si МОЖЕМЕ, disa duke u vetëkidnapuar, disa të pandashëm me Mickon, e disa që s’shkoqen prej Qeverisë), ashtu siç edhe ndërrojnë emrat në këto koalicione.

Vulat e ASH-ës nuk janë pronë e individit, aq më pak e atij që braktisi shtëpinë e tij politike, dhe sa për ultimatumet, përdorni ato me OBRM-PDUKM-në, jo me Aleancën për Shqiptarët”, thuhet në reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit