Indinjohet shqiptari: Autobotët nga Serbia vijnë marrin naftë në Fier, ne e blejmë shtrenjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 14:48

Sot në Shqipëri, një litër naftë kushton deri në 200 lekë të vjetra.

Por duke ditur se vendi ynë është i pasur me burime nëntokësore nafte, një shqiptar është indinjuar nga ky çmim e jo vetëm.

Ai i është drejtuar redaksisë tonë për të shprehur idinjatën e tij për çmimin e lartë të naftës dhe blerjen e saj nga vendet fqinje. Ai thotë se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova vijnë blejnë naftë në Fier dhe ua shesin qytetarëve të tyre, me çmim më të ulët.

Ndërkohë që vetë shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se shumë vende të rajonit dhe Europës. Ai thotë se kjo situatë është për të ardhur keq pasi shqiptarët duke pasur naftën e tyre, janë të detyruar ta blejnë nga vendet e tjera dhe me çmim më të lartë.

Vlen të thuhet se çmimi i naftës sot në Shqipëri është barazuar me atë në Greqi, ndërsa në Kosovë e Maqedoninë e Veriut ajo shitet deri në 150 lekë/litri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit