Pluhuri afrikan ‘pushton’ Tiranën, kur do largohet?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2024, 12:44

Tirana dhe pjesa më e madhe e territorit të vendit janë mbuluar ditën e sotme nga një re pluhuri afrikan që ka sjellë edhe rritjen e temperaturave deri në 24 gradë Celsius.

Kjo re pluhuri me origjinë nga Saharaja po lëviz në drejtim të veriut duke prekur më tepër jugun e Europës, Maltën, Greqinë, Italinë e Jugut dhe Shqipërinë.

Në vendin tonë, kjo re pluhuri pritet të ketë trashësinë më të madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik të zonës.

Ekspertët parashikojnë një rrallim gradual të kësaj reje pluhuri ditën e nesërme, por temperaturat do vijojnë të jenë të larta.

Shumë qytetarë po hasin vështirësi pasi reja e pluhurit po shkakton një situatë mbytëse për shkak të masave të ngrohta ajrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit