Vrasja e mjekut 67 vjeçar mbrëmë në Shkup, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2024, 18:47

Një mjek është vrarë mbrëmjen e djeshme para poliklinikës “Remedika” në Zhelezarë të Shkupit.

Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku është sulmuar me thikë në rrethana ende të paqarta.

Trupi i tij u gjet nga djali i tij i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Sipas informacioneve jozyrtare nga dëshmitarët okularë, mjekut i janë shkaktuar 9 plagë me thikë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia të cilët janë njoftuar se në orën 23.09 në SPB Shkup është denoncuar se në makinën “Kia” me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Zhelezara, me plagë të shkaktuara është gjetur A.T (67) nga Shkupi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit