Pasurohen bankat/ Rritet interesi për kreditë por jo për depozitat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.02.2024, 21:40

Bankat në Shqipëri kanë raportuar një rritje të nivelit të fitimeve në pesë vitet e fundit, edhe pse numri i tyre është pakësuar. Veçanërisht, dy vitet e fundit kanë shënuar një rritje të jashtëzakonshme, me vitin 2023 që u mbyll me një fitim rekord prej 280 milionë eurosh. Rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore është faktori kryesor që ka ndikuar në këtë rritje, duke bërë që kreditë të shtrenjtohen. Megjithatë, interesat për depozitat bankare nuk kanë pasur rritje të normave të interesit.

Nëse analizojmë strukturën e bankave në Shqipëri, shihet se 6 nga 11 bankat janë me kapital të huaj. Fitimet e krijuara në vend përdoren për transferta te kompanitë mëmë dhe nuk reinvestohen në vend. Ekspertët theksojnë se kjo ndodh për shkak të mungesës së atraktivitetit të ekonomisë shqiptare për investime të brendshme.

Ata shtojnë se për të ndryshuar këtë situatë, bankat duhet të kenë besim në zhvillimin e biznesit vendor dhe të kenë më shumë kërkesa për kredi nga sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, rënia e treguesit të kredive me probleme në dhjetor të vitit të kaluar në nivelin 4.7%, më i ulëti në 15 vite, tregon për një përmirësim në performancën e bankave tregtare në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit