Foshnja vdes pasi nëna e futi aksidentalisht ‘për një sy gjumë’ në furrë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.02.2024, 21:22

Një foshnjë vdiq pasi nëna e saj e futi gabimisht për të fjetur në furrë, ka thënë një prokuror amerikan. Mariah Thomas nga Kansas City, Misuri, është akuzuar për rrezikimin e mirëqenies së një fëmije.

Policia mori njoftimin se një foshnjë nuk merrte frymë dhe kur shkuan në vendngjarje e gjetën bebin me djegie të rënda.

Në deklaratën e tyre thuhej "nëna e vendosi fëmijën për të fjetur dhe aksidentalisht e vendosi në furrë në vend të krevatit të fëmijës". Foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit