49-vjeçari i zhdukur prej 3 muajsh, familjarët: Shoqërohej me dy persona të panjohur, jemi në merak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2024, 14:13

Flori Muka është 49-vjeçari që rezulton i zhdukur prej 3 muajsh dhe që është shpallur në kërkim nga familjarët.

Këta të fundit thonë se 49-vjeçari rezulton i zhdukur që prej datës 18 nëntor të vitit të kaluar, datë kur ka hyrë në Shqipëri nga Greqia.

Motra e 49-vjeçarit thotë se herën e fundit që ka folur me të, kanë patur një debat dhe prej atij momenti kanë humbur kontaktet.

"Nga data 18 që më ka folur vëllai nga Greqia dhe ka hyrë në doganën shqiptare ka hyrë vetëm me një paketë cigare dhe asgjë tjetër nuk kishte me vete, këtë na i ka thënë doganieri. Kemi 3 muaj që nuk kemi asnjë kontakt me të. Ai kur kthehej në Greqi këtu te unë vinte gjithmonë se shtëpia e babait është djegur plotësisht. Herën e fundit ka qenë këtu te unë ka qëndruar pak se patëm një debat. Me motrën tjetër që ka folur i ka thënë do shkoj të punoj në mandarinat në Sarandë".

Ajo ka dyshime se i vëllai mund të ketë krijuar ndonjë marrëdhënie ose do ketë patur ndonjë konflikt, pasi kur është kthyer nga Greqia ka qenë i shoqëruar nga dy persona të panjohur. Madje ajo ngre dyshimin se i vëllai mund të jetë vrarë për 50 mijë lekë që ai kishte tërhequr nga banka.

"Unë dyshoj se mos ka krijuar lidhje me ndonjë atje (femër) dhe nuk do të flasë me ne ose dyshimi tjetër joni është se kur kishte tërhequr lekët kishte qenë i shoqëruar me 2 persona. Pronari kishte thënë që me ata persona që ishte shoqëruar nuk ishin të mirë, ndoshta i ka gjetur rrugës kur ka kaluar kufirin. Unë them për këta të dy, kam dyshime po edhe për 50 mijë që ka tërhequr ai ta vrasin? Nuk e di. Ne këtu dyshojmë telefoni përse nuk gjendet? Ne e kemi bërë denoncimin 3 muaj me vonesë se vëllai është larguar edhe njëherë nga banesa dhe thamë hë se do vijë por tani jemi në merak. Ne kemi bërë dy denoncime edhe djali i motrës edhe unë. U stepëm se patëm një debat me vëllain dhe tha nuk dua të flas me njeri do ju bëj block të gjithëve, ai vinte qëndronte këtu te unë me javë por kishte dhe qejf pijen për këtë u zumë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit