Kjo është foto që shtyu 27-vjeçaren në Kamëz drejt vetëvrasjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.02.2024, 10:00

39-vjeçari Altin Çoku është arrestuar pasi shpërndarja e një foto intime në rrjetet sociale, është bërë shkak për vetëvrasjen e një 27-vjeçareje.

Çoku, një personazh i njohur i rrjetit social, TikTok dyshohet se ka hapur një profil me foton intime të 27-vjeçares, me të cilën ishte e lidhur prej kohësh. Ndërkohë, vajza ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova, por në Kamëz vinte pasi kishte familjarët e saj.

Çoku ka deklaruar se foton me vajzën e ka bërë kur kanë qenë bashkë në hotel, por nuk e ka publikuar vetë në rrjetet sociale. 39-vjeçari është duke u hetuar nga policia edhe për raste të tjera shantazhi nëpërmjet rrjeteve sociale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit